LONDER-Osama Bin Laden dëshironte që fëmijët e tij të jetonin në paqe në perëndim, atje ku mund të merrnin një edukim të mirë, zbulon detaje kunati i tij.

Zakaria al-Sadah, i cili është martuar me motrën e pestë të ish-liderit të Al-Kaedës, tregoi në një intervistë se Osama nuk dëshironte që fëmijët e tij të përfshiheshin në luftë fetare kundër perëndimit.

“Ai u thonte fëmijëve dhe nipërve të tij që të shkonin në Europë ose SHBA, për t’u edukuar si duhej”, rrëfeu Sadah për “Sunday Times”.

Pas vrasjes së Bin Laden nga një njësi elitare e marinës amerikane në banesën e tij në Pakistan, autoritetet po mbajnë të arrestuar në kushte të forta sigurie tre prej grave dhe nëntë prej fëmijëve të tij.

Sipas Sadah, i cili vetëm së fundmi është bashkuar me bashkëshorten e tij të mbajtur në arrest për disa muaj, familja e Bin Laden ka mbetur e traumatizuar nga ndërhyrja që kryen marinsat.

24-vjeçari, një student gazetarie, shtoi: “Fëmijët e mi hanë me vështirësi dhe nuk kanë parë ditën e diellit pasi refuzojnë të dalin nga shtëpia që prej asaj që i ndodhi xhaxhait të tyre”.

(d.b/BalkanWeb)