OSLO- Gjykata në Oslo vendosi që Anders Breivik autor i sulmeve tragjike të 22 korrikut paraqitjen e rradhës për procesin gjyqësor ta bëje nga qelia e tij përmes një video konference.

Video-konferenca e parashikuar në 14 nëntor do te jete e para e këtij lloji në historinë e proceseve gjyqësore norvegjeze.

Vendimi erdhi pas kerkeses se policise sipas të cilës transporti i Breivik deri në Gjykatë kërkonte kosto të lartë financiare dhe kushte ekstreme sigurie.

Breivik, 31-vjeçar, ka pranuar autorësine e dy sulmeve të njëpasnjëshme gjatë të cilit mbetën të vrarë 77 vetë.
(e.m/BalkanWeb)