“Sot, kryetari i PS Edi Rama, njoftoi anëtarët e partisë së tij se përfundoi procesi i klonimit të komitetit të ri qendror të PS-së”.
Kështu nis deklarata e selisë blu, pas shpalljes së emrave të anëtarëve të rinj të Asamblesë së Partisë Socialiste.
Duke shtuar se “sot Edi Rama shënoi një rekord të ri në historinë botërore të numërimit të votave dhe klonimit të anëtarëve të Komitetit qendror të PS-së”.
“Për numerimin e votave të 1500 delegatëve klonarë të tij, zotit Rama iu deshën 5 ditë e 5 ente apo 120 orë.
Çdo njeri e ka të qartë se ky nuk ishte numërim por thjesht klonim i udhëheqjes së të re të PS-së në radhët e së cilës shkëlqejnë Caci, Sollaku i korrupsionit që mbylli dosjet e Ramës dhe jo vetëm të tij por të të gjithë nomenklaturës së kleptokracisë së PS-së”, citon deklarata e selisë blu.