Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së selisë rozë e cila ka kundërshtuar dekretin e Presidentit për datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryebashkiakun e Dibrës.


Duke sulmuar Presidentin e Republikës, për shpalljen e dekretit të zgjedhjeve në Dibër, Edi Rama u rreshtua në krah të abuzimit me pushtetin, në krah të perversitetit, në krah të aktit të ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës, akt të cilin e ka dënuar çdo shqiptar, i majtë, i djathtë i paparti. Pretendimi i sotëm i Edi Ramës është fare qesharak nga ana ligjore, pasi Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Shukriut për të qendruar në detyrë, e njofton Presidentin me shkrim, dhe nuk ka nevojë në këtë rast ta publikojë vendimin në fletoren zyrtare. Kodi Zgjedhor thotë qartë se data e zgjedhjeve caktohet jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 dite nga data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe se Presidenti i Republikes është i detyruar ta dekretoje datën brenda 48 orësh nga njoftimi i Gjykates Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidentin zyrtarisht në të njëjten datë me vendimin, pra me 1 gusht. Dekreti i Presidentit është plotësisht sipas ligjit, u shpreh zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa.