ildkpPartia Demokratike reagoi pas njoftimeve se ILDKP ka ngritur një padi ndaj ish- ministrit të Financave, Ridvan Bode.

Sipas PD, ky institucion është kapur nga Edi Rama.

"Instrumentat e kapura të ILDKP-së shërbyen sot një porosi politike të Edi Ramës, duke sulmuar opozitën. Nuk ka asgjë të vërtetë në atë çfarë deklaron ILDKP-ja për zotin Ridvan Bode.

Z.Bode i ka përmbushur detyrimet për deklarimin e pasurisë sipas ligjit dhe në kohë. Kjo është një përpjekje e dyshes Rama-Meta për të larguar vëmendjen nga dekriminalizimi dhe nga korrupsioni galopant që kanë instaluar në qeverisjen e tyre. Shashka politike që hodhën sot perms instrumentave të kapur të ILDKP-së nuk do ta fshehë dot zullumin dhe pasuritë kriminale që po vendosin Rama dhe Meta.

Kjo manovër e ulët politike, nuk mbulon dot aferat e Edi Ramës dhe IlirMetës me koncesionet, tenderat, rryshfetin e përbindshëm, abuzimet me pasuritë e me taksat, shpërdorimin, dhe shfrytëzimin për klientelen e tyre të pasurive kombëtare," thuhet në deklaratën e PD.