Si kunderpergjigje ndaj akuzave te opozites deputeti i Partise Demokratike Fatbardh Kadilli deklaroi dje se afera e gjobes prej 20 per qind per cdo leje ndertimi e kryebashkiakut Edi Rama tashme eshte kallezuar ne prokurori. Kjo sipas Kadillit pas denoncimit mediatik nga vete ndertuesit dhe nga investitore te tjere te cilet u detyruan nga Edi Rama te kalonin 20 te aksioneve te tyre ne emer te sekserit te tij Dritan Avllaj apo Tan Lepri sikunder njihet rendom.
Prej dy muajsh shqiptaret kane pare dhe lexuar kontraten ku eshte materializuar skema mafioze - deklaroi deputeti Fatbardh Kadilli i cili shtoi se kontrata per projektin e 35-katesheve te diga e Liqenit Artificial eshte bere tashme publike dhe se aty 20-shi figuron nen emrin e Dritan Avllajt i njohur si partneri i kryetarit te bllokmeneve te rinj. Duke theksuar se vetem 20-perqindeshi per kete projekt peshon 100 milione euro deputeti demokrat nenvizoi se prej 2 muajsh Edvin Kristaq Rama i njohur si kryestrumbullari i korrupsionit ne Shqiperi e Ballkan fshihet si frikacak here ne kutine e leprit dhe here pas fustaneve te grave.
Ne perfundim z. Kadilli i beri te qarte kryebashkiakut Rama Kullat 35-kateshe nuk mund te hyjne ne thes - duke e cilesuar kete skeme mafioze te perfitimit te pasurive marramendese si fatalitetin e vete kreut Rama.