Socialisti Edi Rama, premtoi zgjidhje të çështjes së tyre, çka shkaktoi reagimin e menjëhershëm të demokratëve.

Deputeti Fatbardh Kadili tha se Rama duhet t’iu kërkojë ndjesë për krimet e familjes së tij politike dhe biologjike. “Rama duhet të kërkojë fillimisht ndjesë për krimet monstruoze të kryera ndaj shqiptarëve nga familja e tij politike gjatë viteve të diktaturës. Janë mbi 5000 të pushkatuar dhe dhjetra mijra të burgosur. Edi Rama duhet të kërkojë falje edhe për krimet ku është përfshirë drejtpërdrejtë familja e tij biologjike. Dhe jo në vitin e largët 45, por në vitin 88. Babai i Ramës, Kristaq Rama, ‘firmosi varjen e Havzi Nelës’”, theksoi ai.

 “Për këdo që mendon se ky është një ekzagjerim ne po ju vëmë në dispozicion sot dokumentin e aktit final që coj në varjen e poetit Avzi Nela, dokument që mban firmën e Kristaq Ramës. Por, Rama nuk kërkon falje, as në emër të familjes së tij politike dhe as në emër të familjes së vetë biologjike. Hipokrizia është një vrasje për së dyti, është një dënim për së dyti”, shtoi Kadilli. Sipas tij, “Partia Demokratike mbetet forca politike që ka që nga dita e parë e themelimit, në moralin e saj, në frymëzimin dhe në aksionin e saj politik mbështetjen ndaj atyre që u masakruan në 50 vjet terror komunist”. /Start/


                                                                                             2012-03-02 16:08