Partia Demokratike ka vijuar akuzat në drejtim të ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe asaj të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.


Në një deklaratë për mediat, deputetja Albana Vokshi deklaroi se ato po mbledhin të dhënat, pavarësisht se Komisioni Për Mbrojtjen e të Dhënave ka nisur procesin e bllokimit të këtyre të dhënave.


Vokshi u bëri thirrje të gjithë prindërve, por edhe punonjësve të administratës që të mos firmosin formularin për marrjen e të dhënave.


21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)