Tiranë -Partia Demokratike e ka kritikuar çeljen e fushatës së mbrëmshme të Partisë Socialiste, duke e akuzuar se në përbërje të kësaj partie ka ende ish-ministra komunist, pavarësisht politikës së re të pretenduar. “Edi Rama, hapi fushatën elektorale në qytetin studenti duke patur në njërin krah si gonxhe të politikës së re Ministrin e Brendshëm dhe të Sigurimit të diktaturës, famkeqin Gramoz Ruci që skuqi me gjakun e ëngjëjve të demokracisë, studentëve liberatorë rrugët dhe sheshet e qytetit studenti të Tiranës dhe Shkodrës dhe në krahun tjetër Ministrin tjetër të Enver Hoxhës Skënder Gjinushin”-theksoi zëdhënësja e selisë blu Erla Mëhilli.
Ajo shtoi se Edi Rama përdhosi sheshin demokracia duke mbledhur në atë shesh pinjollët dhe bastardët e nomenklaturës Hoxhiste që studentët përmbysën nga pushteti18 vjet më parë.
“Në sheshin Demokracia me çunin e Kristaqit dhe të Xhelilit, gocën e Hamitit dhe cunin e Sul Bushatit nipat e Nexhmies dhe pasardhësve të tjerë të të pushtetarëve të vjetër, ata të gjithë së bashku sonte më shumë vajtonin se sa festonin më shumë ngjasonin me një procession të rrënuar që kthehet në Vaterlon e tij në prag të falimentimit politik përfundimtar”-tha më tej Mëhilli.