Partia Demokratike sot në një komunikatë për shtyp ka dal me qëndrim për procedurat e nisura për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në letrën nisur krye parlamentarit, Gramoz Ruçi,  shkruhet se procedurat  e nisura janë antikushtetuese .


Në lëtrën e PD-së shkruhet se mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga Kuvendi por nga Këshilli i Lartë.


Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga Kuvendi i Shqipërisë, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kjo kompetencë e KLP parashikohet në pikën 2 të nenit 148/c të Kushtetutës, ku thuhet se Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë shkruhet në letrën.


PD thotë se çdo veprim i kundërt nga mazhoranca do të ishte provë e qartë e vullnetit të saj të hershëm për kapjen politike të organeve të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë.


PD kërkon që kandidatët për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm duhet të kenë kaluar me sukses procesin e vetingut dhe kryeprokurori i Përkohshëm zgjidhet me votat e 3/5 e anëtarëve të Kuvendit


7 dhjetor 2017 (Gazeta-Shqip.com)