TIRANË-Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për shtyp të zëdhënesës së saj Laura Vorpsi, mbi mosdeklarimin e pasurisë nga kryesocialisti Edi Rama.

“Në fundjavë u mor vesh se Edi Rama nuk e ka dorëzuar deklarimin e tij të pasurisë edhe pse në reklamën e tij televizive pretendon se ka përfituar 9.3 milionë lekë nga shitja e "Kurbanit". Por a mori përgjegjësi Rama? Jo. Edi Rama deklaroi me arrogancë se “ia humbi posta”. Kjo na bën të pyesim veten se çfarë justifikimi tjetër të trilluar mori në konsideratë Rama para se të fajësonte Postën”, thuhet në deklaratën për shtyp.

Gjithashtu Vorpsi, duke ironizuar një sërë justifikimesh të mundshme të kryesocialistit, shtoi se “qytetarët e kuptojnë se këto shaka janë justifikimet e Edi Ramës, por pyetja serioze qëndron, pse nuk po tregohet transparent Edi Rama me të ardhurat e tij? Pse po përpiqet Edi Rama të fshehë të vërtetën nga qytetarët?”, përfundon ajo deklaratën për shtyp.

PD: Arsyet pse Rama nuk bëri deklarimin e të ardhurave 
10. Mi hëngri qeni i Koços.
9. Më humbi stilolapsi mavi.
8. Më premtoi Meta që do e mbyllte ai.
7. Sivjet është viti i bojkotit për deklarime.
6. Ushqeva grevistët e urisë me të.
5. Pa u zgjidh Fieri, nuk deklaroj të ardhurat.
4. Hap kutitë!
3. I harrova në autobuz.
2. Donte të shtonte diçka edhe Linda.
1. Fajin e ka Saliu!

(e.m/BalkanWeb)