Partia Demokratike, përmes deputetit demokrat Agron Shehaj, ka sulmuar qeverinë Rama për koncesionet e partneritetit publik-privat. Në një dalje publike nga selia e PD-së, deputeti Agron Shehaj tha se kryeministri Edi Rama është partner biznesi me të korruptuar.


Kjo qeveri nuk përdor tenderat për të ndërtuar infrastrukturës, për partneritet, pasi thela bëhet më e madhe. Nga 200 partneritetet që ka bërë qeveria Rama, nuk janë bërë me kompani europiane. Pasi vetëm ata i sjellin një pjesë të parave Ramës. Çfarë marrëveshje partneriteti ka Rama me Vlima Manushin? Sa i kthen qeverisë? Nuk bëhet Shqipëria me ministra të etur për pushtet. Anulimi i koncensioneve do të jetë hapi i parë që do të marrë PD kur të vijë në pushtet. Do jetë detyra jonë parësore që të ndalojmë këtë vjedhje. Askush nuk duhet të mendojë se mund të vjedh shqiptarët se kontratat e PPP-ve korruptive. Shteti i ka të gjitha instrumentet e nevojshme që të mbrojë paratë e shqiptarëve, tha Agron Shehaj.


Deputeti theksoi edhe se nuk bëhet Shqipëria me politikanë të pandershëm, ndërsa tha se sapo të vijë PD në pushtet, do të anulojë koncesionet që janë bërë nga kjo qeveri.


7 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)