Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Demokratike kundërshton reagimin e socialistëve lidhur me korrupsionin në Shqipëri. Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli, pohoi dje se shkaku i kësaj rënieje në renditje është për shkak të abuzimeve të kryebashkiakut Edi Rama me ndërtimet. “Shkaku i kësaj rënieje qëndron në praktikën më korruptive në planet të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për vitin 2008, ku Rama me Eftimin dhe Shkrelin e vet mori 70% të lejeve të ndërtimit, por dhe në procedurën e stërzgjatur dhe tejet korruptive të marrjes së lejeve në Tiranë, për të cilën Edi Rama renditet i 173 në botë me afatin rekord 399 ditë”, - tha ajo. Fatmirësisht, shtoi Mëhilli, kjo praktikë korruptive merr fund dhe Shqipëria do të ngjisë me shpejtësi shkallët e suksesit, mbasi në muajt e ardhshëm hyn në fuqi “Ligji i ri i Urbanistikës” që përcakton afatin 45 ditor për dhënien e një leje dhe parimin “heshtja është miratim”.

Ky lajm është publikuar: 18/11/2009