Laura PDPartia Demokratike akuzoi dje mazhorancën se e ka kthyer gjithë territorin e vendit në një pistë të narkotrafikantëve. Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha se në disa qytete të vendit po ngarkohen avionë me drogë për ta trafikuar atë në vende të tjera. Në Gjadër, në Lushnje, në Kardhiq, etj, avionë ngarkohen me drogë dhe e trafikojnë atë në vende të tjera. Këto dëshmi regjistroi edhe gazetari Telnis Skuqi, i cili u kërcënua me jetë, sepse prishi rehatinë e trafikantëve. Kërcënimi i gazetarit me një kokë të prerë dhie ishte një akt mafioz tronditës. Akoma më tronditës është fakti se edhe sot e kësaj dite kryeministri Rama hesht për këtë akt gangsterësh duke u vetëdenoncuar kësisoj si palë me narkotrafikun dhe jo me të vërtetën, tha Vorpsi. Më tej, zëdhënësja e PD-së nuk i kurse akuzat edhe në drejtim të kryeministrit dhe kreut të Kuvendit.