Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se për vitin aktual mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave, por edhe mbylljes së bizneseve. Sipas saj, e vetmja rrugë për të rikthyer edhe një herë ekonominë në binarët e duhura është një taksë e sheshtë.


Dy gjëra janë të sigurta në buxhetin e qeverive socialiste dhe mbi të gjitha qeverisë Rama mosmbledhja e taksave dhe akti normativ. Këto të dyja janë kolonat mbi të cilat lartohet qeveria e tepsisë Rama, e cila edhe këtë vit dështoi të prodhonte një buxhet real dhe eficient në lidhje me sfidat e ekonomisë shqiptare.


Prandaj, kryeministri Rama ka firmosur Aktin Normativ si arnimin e radhës për ekonominë e lënguar të vendit që është futur në një rrugë të vështirë dhe pa vizion. Sado që kryeministri përpiqet të mbulojnë dështimin ekonomik me arnime të njëpasnjëshme dhe arritje imagjinare ekonomike, e vërteta ulëret të kundërtën.


Për vitin aktual mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave por edhe mbylljes së bizneseve, deklaroi Tabaku.


8 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)