e5d3512e-f239-4892-a807-edc4320430e5Në një dalje për mediat, këshilltari i Partisë Demokratike Fabjan Topollaj, tha se "këshilltarët e djathtë në këshillin bashkiak të Tiranës do të ndjekin rrugën ligjore për moszbatimin e vendimit të bashkisë për tarifat e parkimeve".

Sipas tij, ky akt i miratuar me shpejtësi ka si qëllim që Veliaj "të vjedhë më shpejt". Këshilltari i djathtë akuzoi shumicën e majtë në bashki, se bllokoi fjalën e tyre në kalimin dhe të vendimeve të tjera në mbledhjen e këshillit bashkiak. "Tirana Parking" tha ai ka si qëllim të rrjepë qytetarët .

"Veliaj miratoi në terr informativ tarifat e parkimit në 71 rrugë të kryeqytetit në dhjetëra sheshpushime lagjesh, tarifa këto më të larta se të gjithë kryeqytetet e rajonit dhe nga më të lartat në Europë", shtoi ai.

Më pas, Topollaj tha: "PD jo vetëm do të denoncojë këtë procedurë por do të bllokojë zbatimin e vendimit klientelist të parkimeve, duke ndjekur çështjen në rrugë gjyqësore, pasi akti i miratuar me shpejtësi dhe në shkelje të të gjitha ligjeve është bërë për të vjedhur më shpejt".

/Shekulli Online/