Partia Demokratike ka shpallur sot kandidatin e saj per kryetar te Bashkise se Tiranes Lulezim Basha.





Permes nje ceremonie festive te organizuar ne Pallatin e Kongreseve PD njekohesisht ka kujtuar 22 marsin e 20 viteve me pare dite kur Shqiperia u nda nga diktatura dhe e ka shfrytezuar kete dite per hapjen zyrtare te fushates per zgjedhjet vendore te 8 majit.





Ne fjalen e tij para te pranishmeve ministri i Brendshem dhe kandidati demokrat per Tiranen perdori karten e levizjes se lire dhe theksoi kontributin e tij per arritjen e ketij objektivi.







Partia Demokratike pritet qe te prezantoje publikisht sot Lulzim Bashen si kandidat e saj per bashkine e Tiranes. Berisha ka organizuar nje miting mesditen e sotme ne kujtim te fitores se 22 marsit 1992 dhe per te hapur zyrtarisht fushaten elektorale. Mitingu do te zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve ne oren 1200.





Fokusi me i madh te jete pikerisht tek ministri i Brendshem per te cilin Berisha ka thene disa here se eshte kandidati i mazhorances per bashkine e kryeqytetit. Nderkohe dje u regjistrua koalicioni i djathte qe do te quhet Aleanca per Qytetarin. Ai do te kete ne perberje 22 parti ku spikat edhe PDIU partia e cameve te cilet fillimisht pohuan se do te dilnin te vetem ne zgjedhje.