Grupi i PD-së


Vendimi i PD-së


Pas incidentit me Strazimirin, Basha: Ndërpresim çdo marrëdhënie me strehën e krimit


HERION MESI


Lul bashaPartia Demokratike merr vendimin për të nisur bojkotimin e Parlamentit, duke e lidhur këtë qëndrim me sulmet e ushtruara ndaj deputetëve të opozitës nga mazhoranca qeverisëse. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duket se nuk ka arritur të përballojë dot presionin e të vjetërve të partisë së tij, teksa vendosi që partia më e madhe e opozitës të ndërpresë çdo marrëdhënie me Parlamentin, duke shpallur brenda një kohe të shkurtër dhe bojkotin e dytë të opozitës në Kuvend. Mbledhja e grupit


Pas daljes demonstrative nga Kuvendi, ligjvënësit demokratë do të thërriteshin me urgjencë nga kryetari i tyre, Basha, në selinë blu për të vendosur lidhur me qëndrimin që do të mbajë PD-ja në ditët në vijim pas konfliktit të radhës. Në mbledhjen e zhvilluar pa praninë e mediave, mësohet se demokratët për më shumë se katër orë kanë debatuar për dy pista që janë hedhur në tryezë. Propozimi i parë ka ardhur nga deputetët e rinj, të cilët nga burime brenda grupit demokrat mësohet se kanë kërkuar që grupi parlamentar i PD-së ti drejtohej me një kërkesë zyrtare Kuvendit që të merrte masat e duhura për të ndëshkuar dy deputetët socialistë, të cilët, sipas tyre, sulmuan dhe dhunuan kolegun e tyre demokrat, Genti Strazimiri, por jo që të bojkotohej Kuvendi. Këtë qëndrim ata e parashtruan si opsion i cili mund të ndiqej në rast se nuk do të ketë reagim të mazhorancës. Ne nuk mund të pranojmë që për një citim të fjalëve të dikujt tjetër, Sali Berisha pezullohet nga punimet e Parlamentit, ndërsa deputetët që dhunojnë dhe kërcënojnë me jetë deputetin Strazimiri ti hedhin me një masë të njëjtë si me Berishën, mësohet se janë shprehur disa nga deputetët demokratë. Por, kjo kërkesë është kundërshtuar me forcë nga garda e vjetër, si Topalli, Bode, Paloka etj., të cilët duket se e kanë shfrytëzuar në maksimum mungesën e Berishës në këtë mbledhje dhe qëndrimi i tyre mësohet se ka qenë i prerë: bojkot pa kushte të Parlamentit. Nga të njëjtat burime mësohet se në argumentimin e tyre ata kanë refuzuar që të ketë një vendim tjetër, nga ai që propozoi vetë Berisha menjëherë pas daljes së tij nga Kuvendi. Një akt i shëmtuar, i përsëritur, me të cilin Edi Rama do të tregojë se mund ti ndërsej horra, vrasës, trafikantë kundër tij. Them se ka bërë një gabim, një provokacion i ulët për çdo qytetar, që beson në vlerat qytetare, në sjelljen, në dialogun, për tërë demokracinë, dhe me këtë përsëritje, unë personalisht nuk shoh më hapësirë për opozitën shqiptare në Parlament. Nga tempull demokracie, Parlamenti është kthyer në një strofull krimi dhe kriminelësh, me të cilin ne nuk na lidh gjë, u shpreh Berisha. Dhe pikërisht ky ishte vendimi përfundimtar i marrë nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat, ku në fund të saj do të ishte kreu Lulzim Basha ai që doli para mediave duke hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe drejtuesve të saj, Edi Rama dhe Ilir Meta. Ndërpresim pa afat marrëdhëniet me strehën e krimit (Kuvendin) deri në një vendim tjetër, tha Basha. E gjithë mbledhja e grupit të PD-së ka zgjatur rreth katër orë.


Kryedemokrati


Në prononcimin e tij për mediat dhënë menjëherë pas mbledhjes urgjente të grupit parlamentar, Basha do të lëshonte akuza të ashpra ndaj kreut të mazhorancës, Edi Rama. Sipas tij, dhuna ndaj opozitës në Kuvend është pjesë e një strategjie që daton që nga 2009, vit kur për demokratët janë angazhuar për të marrë pushtetin elementë kriminalë të njohur për lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Kjo është një strategji e mirëfilltë që daton që nga 2009 për të kapur pushtetin duke angazhuar kriminelë. Aleanca e krimit të Edi Ramës dhe Ilir Metës arriti kulmin më 23 qershor me veshjen me pushtet të personave të njohur si elementë të krimit të organizuar, deklaroi kryedemokrati. Duke vijuar më tej, Basha paralajmëroi se vendi po shkon drejt një skenari të rrezikshëm, atë të drejtimit të tij nga kriminelët, që për Bashën, është paralajmëruar edhe nga sekretari amerikan dhe kreu i PPE-së, Jozef Daul. Sot ky skenar është në veprim dhe u kurorëzua me aktin flagrant të dhunës ndaj opozitës parlamentare, u shpreh Basha. Megjithatë, pavarësisht se do të mungojë në Kuvend, opozita do të vazhdojë atë që ajo e quan betejë kundër krimit që po rrezikon integrimin e vendit. Opozita do të vazhdojë të denoncojë lidhjet kriminale dhe praninë kriminale në gjirin e kësaj shumice në emër, por pakicë në vlerë. Do të përballemi dhëmb për dhëmb dhe sy për sy me krimin. Do ti dërgojmë një sinjal të fortë dyshes Rama-Meta që po angazhojnë krimin për ti mbyllur gojën opozitës. Do ta nisim duke ndërprerë deri në vendimet tona të tjera të gjitha marrëdhëniet me këtë strehë të krimit, por duke u përballur me vendosmërinë më të madhe me kriminelët të veshur apo jo me pushtet politik nga dyshja Rama-Meta që i dirigjon ata, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.


Ky është vendimi i dytë për bojkot i grupit parlamentar të demokratëve në një kohë të shkurtër, ku i pari u nis pas dënimit të deputetit Sali Berisha me 10 ditë nga Kryesia e Kuvendit për fjalorin e përdorur ndaj ministrave të kabinetit qeveritar, bojkot që u thye nga vetë demokratët gjatë vizitës së Presidentit të KE-së, Jose Manuel Barroso. Ndërkohë, ky vendim i PD-së u mor në të njëjtën kohë kur Kuvendi bëri të ditur se Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale do të mbajë mbledhjen e tij të radhës, komision ky në të cilin opozita nuk përfaqësohet me anëtarë të saj. Ndërkohë, prej katër ditësh, opozita dhe mazhoranca janë përfshirë në një debat të ashpër lidhur me reformën në drejtësi dhe mbetet për tu parë cila do të jetë nisma e radhës që demokratët do të ndërmarrin në ditët në vijim.


 


Berisha përshëndet bojkotin 


Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, edhe pse nuk mori pjesë në mbledhjen e djeshme, përmes rrjetit social Facebook e ka përshëndetur vendimin e grupit parlamentar të PD-së për të ndërprerë çdo marrëdhënie me Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, në Parlamentin e kriminelëve, përdhunuesve, trafikantëve, vrasësve nuk ka më vend për opozitën dhe fjalën e lirë të saj. Ndërkaq, ai u bën thirrje qytetarëve të mbështesin opozitën në përballjen me klikën Rama-Meta dhe kriminelët, trafikantët, vrasësit, dhe përdhunuesit e tyre në Parlament.


 


Deputeti


Strazimiri: Të reagojmë sot, nesër do jetë vonë


Deputeti i Partisë Demokratike, i cili u përfshi në konfrontimin fizik të radhës me deputetët socialistë, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, u bënë apel ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook që të reagojnë ndaj dhunës që po shkakton mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, pas grushteve, hapi i radhës i mazhorancës është likuidimi fizik i kundërshtarëve politikë. Së shpejti do të fillojnë me likuidim fizik të kundërshtarëve politikë! Me votë erdhi në pushtet edhe Musolini edhe Hitleri. Vazhduan me dhunë fizike ndaj kundërshtarëve politikë…dhe përfundimin e dimë të gjithë!! Reagim sot! Nesër do të jetë vonë, u shpreh dje në faqen e tij zyrtare deputeti demokrat, Gent Strazimiri. Deputeti tjetër i PD-së, Arben Imami, në një prononcim për mediat deklaroi se deputetët e PS-së e sulmuan qëllimisht Gent Strazimirin në Kuvend, për ti mbyllur atij gojën. Zoti Strazimiri foli për inkriminim të Parlamentit, nuk foli as për Ndokën as për jo Ndokën. Sulmi që iu bë iu bë qëllimisht për të mbyllur gojën. Nuk kishte asnjë arsye për të ndodhur kjo gjë. Ashtu sikurse nuk ka pasur asnjë arsye dhe kur u hoq dhe rripi për të rrahur njerëz në korridorin e Kryesisë së Kuvendit. Është e paramenduar. Nuk është incident është një vijë sjelljeje, dek