Protesta e Partisë Demokratike ditën e nesërme pritet të zgjasë katër.


Të paktën kështu thuhet në kërkesën e Partisë Demokratike, drejtuar policisë.


Në kërkesën e PD-së thuhet se protesta do të zgjasë katër orë dhe për këtë duhet të bllokohet qarkullimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit.


Neës 24 raporton ndërkohë, se policia ka marrë informacion se nesër mund të ketë provokime gjatë protestës së Partisë Demokratike.


Pavarësisht kësaj, masat e policisë do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme.


Kordoni i parë do të jetë me efektive femra.