Partia Demokratike ka paraqitur një relacion mbi strukturat administrative dhe klasifikimin e pagave për tre organet e rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, Kolegji i Apelit dhe Komisioneri Publik.


Relacioni ka gjashtë pika, dhe thekson se cdo ndryshim në strukturat e organeve të rivlerësimit, duhet të bëhet në bashkëpunim dhe dakordësi të plotë me vetë organet e rivlerësimit. Kuvendi duhet të mbështesë cdo kërkesë të tyre, duke shprehur në këtë mënyrë vullnetin e tij për të vënë në dispozicion të gjitha burimet njerëzore dhe financiare që cmohen të nevojshme nga ana e tyre. Ora News ka siguruar relacionin e përgatitur nga Eduard Halimi.


“Partia Demokratike e vlerëson procesin e vettingut si jashtëzakonsisht të rëndësishëm dhe që duhet të marrë mbështetjen maksimale nga ana e Kuvendit”  shkruhet në fund të këtij relacioni prej 6 faqesh.


Pika e parë e relacionit është vota pro ndaj tre projektvendimeve.


Pika e dytë e relacioni thotë se PD shpreh mbështetjen ndaj gjithë procesit të vettingut, që ai të realizohet në mënyrë të pavarur nga organe të pavarura dhe të pakontrolluara nga qeveria.


Gjithashtu PD thotë se mbështet cdo kërkesë për burime njerëzore dhe financiare nga organet e vettingut.


Plotësimi me staf dhe burime të mjaftueshme financiare dhe infrastrukturore, sic kërkohet nga vetë organet, është detyrim kushtetues dhe duhet të përbëjë prioritet të kuvendit të shqipërisë. Misioni i organeve të rivlerësimit, justifikon një numër të konsiderueshëm burimesh njerëzore të angazhuara në këtë proces, më të lartë se ai që është propozuar, thuhet në relacion.


“Financimi dhe infrastruktura nuk është privilegj që organeve të rivlerësimit po ia jep qeveria, por është detyrim kushtetues. Qeveria duhet të shmangë cdo dalje publike, ku thekson se po i siguron infrastrukturën dhe ambintet organet e vettingut. E ka për detyrë dhe nuk po krijon asnjë privilegj për këto organe”


Jo shkurtimit te punonjesve tek organet e vetingut


Më tej thuhet se “Shprehemi kundër përpjekjes së mazhorancës për të shkurtuar numrin e punonjësve të propozuar nga vetë organet e rivlerësimit, sic ka sugjeruar relatorja e komisionit dhe si ka ardhur drafti i mazhorances. Mosvënia në dispozicion e stafit të mjaftueshëm për organet e vettingut, do të përbënte kercenim ndaj veprimtarisë tepër të rëndësishme të tyre.”


Në pikën e gjashtë të relacionit të PD thuhet se ka nje propozim alternativ per strukturen duke rritur numrin e keshilltareve .


Perberja Në total, numri i punonjësve për tre organet është 185 punonjës, i ndarë si më poshtë:



  1. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit 68 punonjës;

  2. Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese 65 punonjës;

  3. Komisoneri Publik 52 punonjës.

    PD te mos preket paga 


    Paga e anëtarëve përcaktohet nga ligji dhe është përkatësisht e barabratë me pagën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë apo Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që shtesa mbi pagë propozohet të jetë 200 për qind për anëtarët e organeve të rivlerësimit, dhe 50 për qind për këshilltarët.


    PD thotë se “numri i punonjësve i propozuar prej tyre, duhet të konsiderohet nga Kuvendi si numër minimal, që mund ti vihet në dispozicion. Cdo ulje e këtij numri punonjësish, vlerësojmë se do të cenonte efektivitetin e veprimtarisë së organeve të rivlerësimit. Gjithashtu, edhe niveli i pagave i propozuar, është i justifikuar nga rëndësia që paraqet procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.”


    PD kerkon shtimin e punonjesve te Njesise se sherbimit ligjor

    PD ka dhe një propozim tjetër. Shtimin e numrit të punonjësve të Njësisë së Shërbimit Ligjor


    Për shkak të volumit të punës dhe faktit që procesi është i limituar në kohë, vlerësojmë se numri i punonjësve të Njësisë së Shërbimit Ligjor duhet të jetë më i lartë. Gjithsej 69 punonjës, nga 42 punonjës që propozohet.


    – Njësia e Shërbimit Ligjor në Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të përbëhet nga 36 punonjës

    -Njësia e Shërbimit Ligjor në Kolegjin e Apelimit të përbëhet nga 21 punonjës.

    -Njësia e Shërbimit Ligjor të Komisionerit Publik të përbëhet nga 12 punonjës


    PD flet dhe për një Drejtori për Marrëdhëniet me Institucionet dhe ONM


    Në relacion thuhet: “Vlerësojmë se duke mbajtur në konsideratë natyrën e procesit të rivlerësimit, të tre organet e rivlerësimit duhet të kenë në strukturën e tyre, një Drejtori për Marrëdhëniet me Institucionet dhe ONM.


    Drejtoria duhet të jetë përgjegjëse për mbajtjen e marrëdhënieve me institucionet publike dhe private, për marrjen dhe përpunimin e informacioneve/provave që komisionerët apo gjyqtaët do ti nevojiten nga institucione të ndryshme, si dhe duhet të përgatisin përmbledhjen e qëndrimeve, mendimeve apo opinioneve që japin ekspertët e ONM. Kjo drejtori duhet të shërbejë si filtër për përgatitjen e dosjeve, nën kujdesin dhe drejtimin e relatorit të cështjes dhe këshilltarëve përkatës. 




/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter