Të tjera rreth shkrimit VIDEO PD: Përfaqësuesi i 394 milionëve të Veliajt, kandidat për kreun e AMA-s PD: Skandal me vizitën e Papës 394 mln lekë fituan qeveritarët

TIRANE - Edhe ditën e sotme Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, dhe konkretisht Ministrit të Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, lidhur fondin prej 394 milionë lekësh dhënë nga qeveria kompanisë së vëllait të ministrit “EAG” për vizitën e Papa Françeskut në Tiranë. Në një deklaratë për mediat Koordinatorja për Mediat Grida Duma denoncoi sipas saj shkeljet ligjore dhe skemën e ngritur nga Ministri Veliaj për të përfituar nga paratë e taksapaguesve.

Sipas Dumës, afera 394 milionëshe është një dëshmi tronditëse e trajtimit të financave të shtetit si fond privat, duke ngritur skema për tu pasuruar në mënyrë të përshpejtuar.

Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e Grida Duma:

Afera 394 milionë lekëshe për interesat e qeveritarëve është një dëshmi tronditëse e trajtimit të financave të shtetit si fond privat, e injorimit total të ligjit dhe procedurës.
Paratë i jepen përfaqësuesit të Ministrit Veliaj, me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë, cka do të thotë shpenzohet i gjithë fondi limit. Nuk kursehet asgjë nga taksat e qytetarëve. Paratë i jepen klientelës qeveritare në shkelje të ligjit, pasi shoqëria nuk plotëson kushtet kryesore teknike. Kompania 8 mujoreshe e Veliajt nuk paraqet dot as bilancin e vitit të shkuar dhe nuk e ka as në objektin e saj dekorimin e qytetit. E gjitha kjo bëhet pa asnjë droje, as nga ana formale, përfituesi nuk bën kujdes të fshehë adresën e zyrës, që është i njëjti apartament me kompaninë e vëllait të Erion Veliajt. Po një analizë e kujdeshme, të con në përfundimin se kemi të bëjmë me një mekanizëm të ngritur enkas për të përfituar, për t’u pasuruar shpejt e shpejt. Personi që zyrtarisht administron EAG, nuk është rastësisht aty, por pjesë e kalkulimeve të ftoha. Ka qënë aktiv në fushatën e zgjedhjeve të Partisë Socialiste, ka punuar në Kryeministri në ngritjen e ëebsiteve. Ka kaluar provat e besnikërisë ndaj ai përdoret për tenderin 394 milionë lekë me një firmë që ka vetëm 8 muaj e krijuar. Dhe për shërbimet e ofruara, përfaqësuesi i Veliajt ka marrë bekimin për të qënë edhe kandidat për AMA-n. Ndërsa vendi është në terror burgosje për dëme dhjetëmijë lekëshe, një kompani e Veliajt merr 394 milion me një dorë për zbukurime. Ja për cfarë përdoren taksat e shqiptarëve, për pasurim dhe për karrierë, nën drejtimin e Ministrit, me mbrojtjen e Kryeministrit. Ky është pushteti dhe interesat që ndjek kasta e Ramës, teksa vendi është zhytur në varfëri, papunësia ka arritur kulmin, cmimet janë rritur, taksat shtohen, dhe e ardhmja me këtë qeveri është e errët e pashpresë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)


Ndiqni Shqiptarja.com në
Facebook dhe në
Twitter