Kryetarja e Forumit të Gruas në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Vjollca Braho ishte në Elbasan në kuadër të organizimit për zgjedhjen e kryetarëve të forumeve drejtuese të PDIU-s në të gjithë vendin. Nga Elbasani, Braho deklaroi se PDIU synon të marrë ndër anëtarë 2-3 deputet.


Braho: Kur burri është koka e shtëpisë, por qafa është gruaja kështu që nqs ne do të jemi të forta nëpërmjet forumit të gruas të partisë për drejtësi, integrim dhe unitet sigurisht që në zgjedhjet e ardhshme me gjithë këtë punë mjaft të madhe që është bërë në qarkun në Elbasan shpresoj që Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka të sigurta 2 deri në 3 deputetë.


Në takimin e zhvilluar në Elbasan, kryetarja e Forumit të Gruas së PDIU Vjollca Braho kërkoi nga anëtarësia e gruas të jenë të bashkuara për të arritur pikësynimet në zgjedhjet e 18 qershorit.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter