Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përmes një deklarate për mediat ka reaguar pas aksidentit tragjik ku deputeti i saj Aqif Pasha përplasi për vdekje një këmbësor.


PDIU i kërkon prokurorisë të hetojë me paanshmëri politike dhe në transparencë të plotë, ndërsa e cilësoi të mjerueshëm qëndrimin e PD  ndaj kësaj ngjarjeje


PDIU ka dhe një përgjigje për PD-në e cila hodhi dyshime për manipulim të provave për mikun e ngushtë të Ramës.


PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik. Prokuroria e Policia të mos ndikohet politikisht e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike


Deklarata për shtyp mbyllet duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike.


12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)