Partia Demokristiane nëpërmjet deputetit Jak Ndokaj ka kërkuar nga qeveria që të eleminojë pasojat e tragjedisë së Gërdecit. Sipas Ndokajt, për këtë çështje po ushtrohet presion i vazhdueshëm mbi Prokurorinë e Përgjithshme. "Nuk duhet të ketë më presion mbi Prokurorinë", tha ai. Sipas deputetit të PDK-së, opozita po e përdor politikisht Gërdecin . Nesër mbushet një vit nga tragjedia e Gërdecit në të cilën humbën jetën 26 persona.