Tirane 7 janar NOA - Partia Drejtesi dhe
Unitet do te organizoje nje fushate per nenshkrimin nga te gjithe shqiptaret te
nje peticioni kunder raportit te Dik Martit. Nisma eshte bere publike sot nga Kryetari
i Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi.



Pjese e ketij projekti do te jene dhe
drejtuesit organizates se Ushtrise lirimtare te Kosoves. Kreu i PDU-se u takua
sot me drejtuesin e Organizates se
veteraneve te Luftes se UK ne Kosove Muharrem Xhemajl ku prezantoi vijimin e
kesaj nisme edhe ne Shqiperi.







Gjate takimit Idrizi u shpreh se ketij
peticioni i duhet dhene karakter mbarekombetar. Idrizi ka shtuar se ky peticion duhet te
shkoje ne Keshillin e Europes dhe te mos mbetet per konsum te brendshem.



Raporti i Dik Martit fyen shqiptaret si
komb kudo qe jane ne Shqiperi ne Kosove ne Maqedoni ne diaspore ndaj ai
meriton nje pergjigje kombetare tha Idrizi duke shtuar se duhet nje reagim i
gjithe faktorit politik shqiptar ndaj raportit.



Idrizi u shpreh se pala shqiptare duhet te koordinohet
me faktorin perendimor ne menyre qe raporti te rrezohet ne 24 janar.



Vetem rrezimi i plote i raportit do ta hiqte
njollen qe Serbia nepermjet duarve te nje parlamentari zviceran do ti vendose
kombit shqiptar kombit me properendimor ne Ballkan tha Idrizi.



Ne lidhje me kete nisme Idrizi shtoi se Partia
Drejtesi dhe Unitet do te marre persiper krijimin e te gjithe infrastruktures
se nevojshme per te realizuar kete peticion dhe u ben thirrje te gjithe
qytetareve shqiptare qe ta nenshkruajne ate si nje shenje e solidaritetit
bashkepunimit dhe reagimit mbarekombetar ndaj shpifjeve te raportit te Dik
Martit.



Ne takim mori pjese dhe koordinatori i Klubit
te Patrioteve te rinj Jetmir Sala i cili shprehu gatishmerine e ketij
organizimi per te bashkepunuar per realizimin e suksesshem te ketij peticioni.



a.k/NOA