Qindra aktivistë të PEGIDA-s (Patriotët Evropian kundër Islamizimit të Perëndimit) kanë marshuar nëpër Mynih e Dresden të Gjermanisë për të kundërshtuar turmat e refugjatëve që po hyjnë në Gjermani. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kancelares Angela Merkel, duke shprehur tërbim për fluksin e madh të refugjatëve.
Liderja e grupit, Tatjana Festerling e ka quajtur kancelare “gruaja më e rrezikshme në botë.” Sipas protestuesi, politika libera e Merkelit ndaj refugjatëve gradualisht po e kthen vendin në një “xhungël kamp”, transmeton Indeksonline.
Derisa autoritetet kanë refuzuar për të dhënë shifra të sakta të pjesëmarrjes, raportuesit nga vendi i ngjarjes kanë vlerësuar se afër 9,000 persona kanë marrë pjesë në protestën në Dresden, në qytetin ku PEGIDA është themeluar.
Ndërkaq, rreth 3,000 pjesëmarrës tjerë të PEGIDA-s kanë marshuar në Mynih, përderisa një grup tjetër protestuesish në numër më të vogël organizuar një kundër-protestë ndaj Pegidas. /Indeksonline/