ARTAN MULLAJ


Artan MullajKam takuar të huaj që sgjejnë fjalë të shprehin befasimin dhe keqardhjen e thellë për peizazhin e vdekur shqiptar. Vetëm në libra, vizitorët e huaj, kanë ndeshur ndoshta një mungesë të tillë kolektive të vrasjes së ndërgjegjes për masakrimin e natyrës. A shqetësohen? Natyrisht. Shqetësohen se si shqiptarët, këta njerëz të ashpër sa edhe të varfër, janë të qetë përballë shkatërrimit pa fre që i kanë bërë dhe vazhdojnë ti bëjnë, me duart e tyre, vetes dhe natyrës së tyre.


Që në fillim peizazhi ngjan i përzishëm. Mbeturina nëpër këmbë, makina të parkuara keq, njerëz të vrazhdë, zyra sigurimesh dhe qebaptore, ngjitur njëra me tjetrën, të gjitha këto, njëlloj sa luginat e shëmtuara me kërcunj të prerë, janë të mjafta tu stisin kalimtarëve në kufi, furinë e zhgënjimit, që shpejt do të shndërrohet në dëshpërim. Turistët e huaj shtrëngojnë dhëmbët ti bëjnë ballë përshtypjes shokuese se diferenca është tërësore. Peizazhi kufitar ngjan si i prerë me thikë. Këtej mallkim i gjelbër, andej, mbrapa, parajsa. Këtej barbaria këmbëkryq, andej paqja me perëndinë. Këtej sundon pisllëku, shërbimi i vrazhdë i autoriteteve, gjeografia e thatë, kërcurët e prerë dhe mizerja. Andej normaliteti, zbatimi sulltanor i ligjit. Udhëtimi pastaj në rrugën kombëtare të Shqipërisë. Fshatrat e //////plithur kufitarë dhe fshatrat në thellësi të territorit, të cilëve mizerja u jep së paku vlerë antike, janë si ato skicat e gjetura bodrumeve të shekullit të kaluar. Edhe njerëzit, edhe klima, edhe atmosfera, edhe pështjellimi i jetës në ambientet e tyre të mbyfta, të gjitha vijnë erë varfëri dhe vjetërsi. Pemët anësore janë sakatuar prej kohësh, ndërsa postblloqet e policëve rrugorë, si një stres, por jo si një përjashtim, janë aty, në këmbë, në çdo kohë, në çdo kilometër.


Kjo është natyra dhe ky është peizazhi që la pas Saliu. Këtë realitet duhet ta ndryshojë, me çdo kusht dhe me çdo dhimbje, Edi Rama. Që jemi republika e kërcunjve të vdekur të pyllit dhe republika me policë rrugorë në çdo kilometër kjo dëshmon dobësinë e një shteti që nuk mundi të bëhej kurrë shtet ligjor. Shumë policë dhe shumë drurë të prerë dëshmojnë se ka pak pushtet ligjor. Kush nuk i ka në përfytyrim policët rrugorë që la pas Saliu? Trupa me uniformë por pa muskuj, barkalecë, të ngathët, gjallesa me një autoritet të neveritshëm, që buronte nga terrori spontan i grabitjes së udhëtarëve dhe emigrantëve, në dritën e diellit. Të vështronin shpërfillshëm, me sy naivë, me fytyra të lyrosura nga gostitë dhe alkooli, me të cilat e shpërblenin veten çdo mbrëmje. Fodullë si shefat e tyre, këta ishin fytyra e shtetit, fytyra e rebeluar dhe e shëmtuar e një shteti të kapur, të menaxhuar keq. Ata ishin autoriteti i shpifur dhe kultura ekskluzive dhe ekzekutive e pushtetit në terren! Këta njerëz ishin stres psikologjik në çdo kilometër për çdo qytetar shqiptar dhe të huaj. Kush ka jetuar e udhëtuar në Europë, por edhe në Ballkan, krahasimin e ka fare të lehtë: e di se policisë sonë rrugore i mungonte jo vetëm ndershmëria, ndjeshmëria dhe autoriteti profesional; ata ishin edhe hajdutë, grykës, mediokër dhe ordinerë, që rrëmbenin qindarkat e vështira nga xhepat e qytetarëve të varfër e të mërzitur me shtetin e tyre. Natyrisht, nuk ishin të gjithë të tillë, hajdutë e mediokër. Por nuk ishin as pak: Militantë, të zbritur në rrugë nga prapambetja dhe pasioni i besnikërisë kamikaze për pushtetin e njëherë e një kohë të Saliut.


 


***


Në autobusin e unazës, para disa ditësh, një ndodhi rutinë më bëri të krijoj fabulën e këtij shkrimi. Faturinoja, një djalosh i menduar, i afroi biletën një zotërie serioz. Ky zotëria ishte futur në një kostum të zi, dhe ishte në krah të një zonjëze, buzëkuqi i theksuar i së cilës, në sfondin e zotërisë, të kujtonte kombëtaren tonë të futbollit. Çifti i dashuruar u duk qartazi i tillë, kur zotëria, pa kthyer kokën nga faturinoja, tha: unë jam polic, nuk paguaj biletë, dhe zonjëza, e ngazëllyer nga vetësiguria dhe autoriteti, i dha edhe ajo autoritet intimitetit të tyre duke ju ngjeshur burrit nën sqetull, si një mace.


Atëherë faturinoja, me thjeshtësinë e njeriut fisnik, i cili e di që kjo botë është e padrejtë, por duhet pranuar siç është, e pranoi përgjigjen e burrit polic duke kundërshtuar qetësisht.


Zotëri. Ju jeni polic, nuk jeni invalid. Unë jam faturino. Më jepni lekët e udhëtimit ju lutem.


Dhe polici, duke parë macen e tij në sy, ia ktheu: Tthashë, jam polic këtu e 8 vjet, nuk paguj. Kryeministri të jesh, këtu do paguash, nguli këmbë faturinoja.


Megjithatë nuk pagoi. Polici brenda kostumit të zi dhe zonja e tij buzëkuqe ngjeshur si mace pas tij, sfiduan presionin e faturinos, që e mbylli debatin e tha, po e lëmë me kaq, se je i shoqëruar, por herë tjetër do paguash. Madje ata shpërfillën edhe kureshtjen gjykuese dhe përçmuese të udhëtarëve, kur duke zbritur, u puthën kuqshëm në buzë.


 


***


I solla në vëmendje policët rrugorë të së shkuarës dhe policin brenda në kostum të së tashmes, për të thënë çfarë? Që ndryshimi në Policinë e Shtetit duhet të jetë emergjent dhe tërësor, dhe duhet të përqendrohet, pikë së pari, në forcimin e disiplinës së brendshme. Duhet të marrë fund njëherë e mirë fodullëku blu i një institucioni që nxiu për shumë vite veten dhe rendin. Po ndodh! Ndryshimi spektakolar në Ministrinë e Brendshme, drejtuar nga Saimir Tahiri, ka filluar i tillë, tërësor, i sinqertë, i shëndetshëm dhe shumëplanësh. Është realisht i tillë, detyrë edhe frymë. Por, si flaka e Olimpiadës, nuk duhet të shuhet. Duhet ruajtur ky ritëm. Si? Duke ushqyer vullnetin dhe përqendrimin. Duke përsosur mekanizmin e përzgjedhjes së drejtuesve dhe punonjësve të rinj. Saimir Tahiri është modeli i qeverisjes së mirë dhe të guximshme. Vullneti për të vazhduar ritmin e tij do ta shndërrojë në simbol. Që rendi është përmirësuar dukshëm më shpejt nga çbie një kokërr mollë nga pema përdhe, kjo nuk diskutohet. Është e dukshme, e adhurueshme, dhe ndihet madje edhe në ajrin që thithim. Edhe atmosfera ka nderur në ajër një shpërndarje të re të lirisë që qytetarëve u jep siguria. Çfarë sduhet të ndryshojë, është ritmi. Në pararojë të misionit të vështirë të ngritjes së një shteti publik, Ministria e Brendshme ka një sfidë të dyfishtë. Të vendosë rregullin dhe sigurinë si edhe, duke disiplinuar institucionin dhe strukturat e policisë, të disiplinojë dhe edukojë qytetarët me kulturë urbane. Duhet ritëm, vullnet dhe kohë. Institucioni i sigurisë duhet të vazhdojë të pastrojë nga radhët e veta fodullët e llojit të mostrës me kostum në urban dhe të përqendrohet qartë në zbatimin e rreptë të ligjit. Që fytyra e policisë të mos jetë fytyra e atij njeriut që puthi të dashurën në buzët e lyera rëndë me të kuq, Policia e Shtetit duhet të zbatojë me fanatizmin e besimtarëve fuqinë dërrmuese të ligjit. Në çdo detaj, hapësirë e situatë. Në çdo hapësirë urbane. Në çdo hapësirë të natyrës shqiptare. Në edhe çdo kërcu të prerë nga babëzia. Për çdo thyerje të rregullave të qarkullimit. Për çdo prishje të qetësisë publike. Ashtu si pallateve pa leje, Saimir Tahiri duhet ti vërë dinamit edhe mentalitetit policor që krijoi qeveria e mëparshme. Të shpërthejë në erë fodullëkun epror dhe fodullëkun militantist. Të vazhdojë të krijojë një disiplinë të re. Një strukturë të re, të disiplinuar, të shëndetshme, të fisme, humane, një institucion në shërbim të njerëzve që meritojnë pa pushim të kenë shtetin e tyre publik.


Ky shkrim POLICIA E SHTETIT ËSHTË FYTYRA E SHTETIT u publikua me pare te Gazeta SHQIP.