I lindur në Queens, të Nju Jorkut, zoti Trump u rrit në një familje të pasur dhe babai i tij, i cili merrej me pronat e patundshme, ishte një influencë thelbësore.


Babai i tij ishte shumë autoritar, kërkues dhe drejtues. Donaldi sigurisht që mori këto tipare dhe karakteristika, thotë politologu Bart Rossi.


I riu Trump e kërkoi suksesin në botën e rrezikshme të pronave të patundshme në Manhattan.


Gjatë karrierës së tij pati arritje të larta, si ngritja e kullës së spikatur Trump, dhe shfaqi talent në mediat, gjë që do ta ndihmonte më vonë gjatë fushatës.


Ai pati edhe dështime të dukshme, kazino që falimentuan dhe një rënie të pasurisë së tij prej një krize në pronat e patundshme.


Me tre martesa, dy divorce dhe pesë fëmijë që luajtën rol kyç në fushatë, jeta personale e zotit Trump ka marrë po aq vëmendje sa edhe veprimtaria e tij e biznesit.


Në krye të një perandorie të pasurive të patundshme të trashëguar nga i ati, Fredi, pretendon se ka një pasuri prej 10 miliardë dollarë, ndonëse Fortune, Forbes dhe Bloomberg Billionaires Index e vlerësojnë pasurinë e tij në rreth katër miliardë dollarë.


Hyrja e tij në botën e pasurive të patundshme fillon në vitet 80. Dhe që atëherë, përveç ndonjë incidenti rrugës, nuk është ndalur asnjëherë, me ndërtimin e qiellgërvishtëseve ikonike, hoteleve luksoze, resorteve prej ëndrrash, kazinove, fushave të golfit.


Marka e prodhimit The Donald dhe e organizatës së tij Trump Organization është një strategji agresive në fushën e menaxhimit, me emrin Trump që shfaqet kudo, nga kullat me të cilat ka ndryshuar lagjen e Manhattan deri tek avioni i tij personal të quajtur Trump Force One.


Një rritje e pafrenueshme për dikë që nuk është krejtësisht transparent dhe me kundërshtarët që janë gati të nxjerrin çdo gjë nga sirtarët kundër tij.


Por ajo që i ka dhënë vërtet popullaritet Donald Trump-it ndër vite është karakteri i tij vullkanik, i rrëmbyer, i shkujdesur, mjeshtër i provokimit.


Mbret i politikisht jo korrekt, përveç ndërtimit, ka sjellë modelin e tij të të qenurit i rrëmbyeshëm, të të folurit troç edhe në politikë. Një sjellje që po i jep sukses edhe në këtë aventurë të re.


1984


1984


Ky është viti në të cilin është bërë kjo fotografi. Në këtë vit Trump sapo kishte hapur Harrahs në Trump Plaza, një Casino në Atlantic City. Vetëm njëri nga shumë investimet, të cilat e bënë miliarder trashëgimtarin e milionave.


 


I ati: Frederick Junior


i-ati-frederick-junior


Paratë e xhepit për bizneset e tij, Trumpi e trashëgoi nga i ati, Frederick. Ai i jep Donaldit fillimisht një milion dollarë. Kur vdiq, në vitin 1999, ai i la Donaldit dhe tri vëllezërve e motrave të tij një pasuri prej 400 milionë dollarësh.


 


Miliarda me markën


miliarda-me-marken


Trumpi reagon me agresivitet, dështon herë pas here, por në plan afatgjatë ka sukses, për shembull me Trump Tower në New York City. Trumpi thotë se pasuria e tij sot është dhjetë miliardë dollarë. Ekspertët quajnë realiste një të tretën e kësaj shume.


 


Shumë i mirë, shumë i zgjuar


shume-i-mire-shume-i-zgjuar


Kështu e quan Trumpi veten. Dhe thotë se ka studiuar në Universitetin elitar Wharton në Filadelfia. Atje e mbaroi ai shkollën në vitin 1968 me një certifikatë Bachelor.


 


Kapiteni Trump


kapiteni-trump


Më parë, i ati e pati dërguar në moshën 13-vjeçare në një konvikt ushtarak në Cornwall-on-Hudson. Atje i riu duhet të mësonte disiplinën, në vitin e fundit Trumpi mori atje madje rangun e oficerit. Ai shijoi atje më shumë trajnim ushtarak se sa në ushtri, thotë vetë Trumpi për kohën e tij në shkollë.


 


Thembër e sëmurë në vend të Vietnamit


thember-e-semure-ne-vend-te-vietnamit


Vajtjen në luftën e Vietnamit, Trumpi megjithatë arriti ta shmangë. Për shkak të thembrës së sëmurë, i riu me trup sportiv u deklarua i paaftë për ushtrinë.


 


E para: Ivana


e-para-ivana


Më 1977 Trumpi u martua me modelen çeke, Ivana Zelníková. Tre fëmijë ka ai nga kjo martesë, e cila shoqërohet herë pas here me fjalë për lidhje jashtëmartesore. Është Ivana ajo që fikson edhe nofkën për Trumpin The Donald.


 


Familja numër dy


familja-numer-dy


Donald Trump me ish-bashkëshorten Marla dhe me të bijën Tiffany Në vitin 1990 Trumpi u divorcua nga Ivana dhe u martua me gruan e tij të dytë, Marlan, 17 vjet më të re se ai. Vajza e përbashkët quhet Tiffany.


 


Girls, Girls, Girls


girls-girls-girls


Jo vetëm në krah të bashkëshortes del Trump me dëshirë në publik. Shpesh ai viziton konkurset e bukurisë dhe pozon krah për krah me modele të reja. Nga viti 1996 deri në 2015 pronë e tij madje është konkursi Miss Universe.


 


Arti i marrëveshjes


arti-i-marreveshjes


Si mund të fitosh shpejt miliona? Libri bestseller i Trumpit The Art of Deal ta tregon ky libër është pjesërisht një autobiografi, pjesërisht udhëzues për biznesmenë me ambicie. Më e vonta me këtë libër Trumpi kërcen me katapultë jo vetëm në listat Bestseller, por edhe në vëmendjen e opinionit të SHBA.