Qeveria shqiptare ka vendosur se që prej 1 korrikut të këtij viti nuk do të pranojë më asnjë ofertë të pa kërkuar për koncesionet në infrastrukturë.


Kjo formë investimesh është konsideruar prej vitesh si abuzive nga ana e politikanëve dhe ekspertëve të ekonomisë.


Por tashmë nisma është bërë konkrete dhe drafti me rregullat e reja të konkurimit është dorëzuar në parlament.


Projektligji vjen në një kohë që brenda pak kohëve është vendosur anulimi i dy kontratave të rëndësishme PPP (Partneritet-Publik-Privat), siç është Unaza e Madhe apo segmenti Thumanë-Kashar.


Një parashikim tjetër i këtij projektligji është edhe shfuqizimi i sistemit të shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pa kërkuar dhe zëvendësimi i tij me mekanizmin e kompensimit.


Projektet PPP kaë një kohëzgjsatje pej 35 vjetësh dhe drafti në fjalë parashikonte përzgjedhë projektet të cilat do të asistohen me ekspertizë të thelluar.


Në Shqipëri disa prej projekteve më të mëdha dhe që janë kundërshtuar nga opozita dhe grupet e interesit janë realizuar me ofertë të pa kërkuar, si Ruga e Kombit, segmenti Thumanë-Kashar, ndërtimi i godinës së Teatrit Kombëtar, aeroporti i Vlorës, stadiumi i ri kombëtar, koncesioni i autostradës Tiranës-Durrës, inceneratorët, Check-up-i.


Ligji i koncesioneve dhe partneritetit publik privat ka përcaktuar procedurat, institucionin e rishikimit, Komisioni i Prokurimit Publik, që shqyrton ankesat në rast problemesh me zbatimin e ligjit nga autoritetet kontraktore dhe APP, si institucion monitorues pas nënshkrimit të kontratave. Nëse kontrata ratifikohet nga Parlamenti, procedura certifikohet dhe ky institucion humbet rolin.