Republikanet kane kundershtuar me force kalimin e nje ndryshimi te tille te ligjit per legalizimin e zonave informale. Ka qene perfaqesuesi i tyre, kryetari i Grupit parlamentar, Madhi, ai qe ka kerkuar nga Topi mos dekretimin e ligjit me argumentin se vendosja e afatit te dhenies se parave per pronat e tyre ishte i pa limituar dhe rrezikonte moskthimin dhe kompensimin e prones se tyre. Pikerisht ne kete pike kane kembengulur republikanet, teksa kane dhene dhe voten kunder ndryshimeve. Ata i kane bere thirrje PD qe te bashkoje votat me ta per nje ligj ne favor te pronareve.


Pronaret, skepticizem per ligjin


Nuk kane shume entuziaste ish-pronaret e ligjshem, me kthimin e ligjit te legalizimit te zonave informale nga ane e presidentit Topi per rishqyrtim ne Kuvend. Sipas tyre, nje ligj i tille dhe ne variantin e pare ishte shume diskriminues per pronaret, ne pronat e te cileve jane ndertuar keto objekte te paligjshme, te cilat pritet te legalizohen. Ata shprehen se zgjidhja e vertete dhe reale per te gjithe pronaret do te vinte nga nje ligj solid dhe i qarte per kthimin dhe kompensimin e pronave. Sipas perfaqesuesve te ish-pronareve, ne fillim duhet te kthehen dhe kompensohen ish-pronaret dhe pastaj te filloje dhe legalizimi i zonave informale. Per ta eshte absurde qe te legalizohet e paligjshmja, nderkohe qe ata kane mbi 17 vjet qe kerkonte ne menyre te panderprere pronat e tyre.