Nga Artan LAME


Bajraku i Junanit mbi karakoll te Janin’ kalasë. Ose e thënë ne shqipe me te llagarte: Flamuri grek mbi kullat e kalasë se Janinës.


Duket pak kiç ai flamur mbi ato kulla, se gati asgje se lidh Janinën me Greqinë.


Ndoshta me shume aty do shkonte bajraku i Baba Dovletit, qe te paktën e mbajti qytetin për plot 500 vjet, i dha fytyrën osmane qe e ka edhe sot dhe ne fund e lëshoi me lufte.


Natyrisht qe patriotet e FB-së do sulen te thonë se aty do shkonte flamuri me zhgabe, mirëpo me thënë te drejtën, ne shqipot pak ose aspak bëmë për ta mbajtur atë qytet këndej kufirit ne ato vite qe ndaheshin sinorët e shteteve.


Aliu i Hankos, qe tani u shërben grekeve për te ndjellë turistet, ndoshta kthehet përmbys ne varr kur sheh flamujt me kryq te kaltër qe valojnë përreth kullave te sarajeve te veta, por atë meriton.


Historia ndëshkon jo te padrejtët, por te pazotët. Dhe Aliut, asllanit te Janinës, ditën e larjes se hesapeve, ja hodhën te gjithë. Ja hodhën turqit, qe ai i kish shfrytëzuar gjithmonë, ja hodhën greket qe ai i kish nënçmuar po aq, madje ja hodhën dhe shqiptaret qe, siç e kane adetin, te lënë ne balte kur kërcet dyfeku…


Fundi i historisë, mbi kala te Janinës valon e do valoje bajraku i grekut, Aliu do shërbejë si dordolec trendy për te bere foto erotike me Vasiliqine, turqit pasi humben sulltanët e vërtetë sajojnë sulltanë me kravatë, ndërsa ne… arnautët zulmemedhej, neve s’na ve njeri ne refene.


19 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)