Ilir Beqja nuk ka shkelur kushtetuten duke marre pjese ne tendera ne kohen kur ka qene deputet pasi ende nuk kishte nisur ushtrimin e kesaj detyre. Ky eshte argument ligjor me te cilin deputetet socialist ne mbledhjen e Keshillit per mandatin dhe imunitetet kane mbrojtur kolegun e tyre Ilir beqja. I mbledhur per te diskutuar rregullshmerine e mandatit te tij vete Beqja tha se nuk ka shkelur kushtetuten dhe se eshte gati te perballet ne gjykaten kushtetuese me mazhorancen.
Mazhoranca ka kerkuar heqjen e mandatit te deputetit Ilir beqja per shkak se ka marre pjese ne nje tender ne Bashkine e Durresit. Kjo pjesemarrje ne tender publik sipas mazhorances eshte ne kundershtim me kushtetuten.