Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali akuzoi sot Partinë Demokratike se me burime financiare nga oligarkët rusë zhvillua takime kundër integrimit të Shqipërisë në SHBA.


Në një deklaratë për mediat, Sporpali thotë se rrjeta e merimangës sipas investigatorëve amerikanë e ka zanafillën në xhepat e oligarkëve rusë dhe, madje, media në fjale insinuon drejtpërdrejt për një përzierje direkte të Kremlinit në politikën shqiptare, përmes Lulzim Bashës dhe PD.


Sot PS në akuzat e saj tregohet e kujdesshme dhe në raport me Rusinë. Ne nuk do të dëshironim asnjëherë një konflikt të kësaj natyre me Kremlinin për faktin e thjeshtë se, pavarësisht se Rusia nuk hyn ndër partnerët tanë strategjikë e as përbën një pikë referimi në politikën tonë të jashtme, ne kemi dëshiruar e dëshirojmë marrëdhënie pozitive tregtare e kulturore me atë shtet. Pra, të paktën për momentin, me kaq të dhëna sa kemi, nuk duam e as mundet të themi se prapa këtij zullumi të zi e të trashë të Lulzim Bashës është Kremlini. Koha do të na tregojë më shumë e do të kemi kohë të riflasim për këtë,- tha Spiropali.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)