Gramoz Ruçi është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të PS-së. Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Ruçi ishte kandidati i vetëm për kreun e grupit. Propozimi i kryesisë së PS-së është votuar në mbledhjen e grupit socialist. Në votim morën pjesë 55 deputetë, ndërsa 8 të tjerë nuk ishin të pranishëm . Deputetët votuan me unanimitet propozimin për Ruçin. Deputetët e PS-së duhet te zgjedhin edhe dy nënkryetarët dhe sekretariatin e kryesisë së grupit parlamentar.