“Gjithkujt, fëmijë, prind a mësues, që sot, në këtë Shqipërinë tonë ja ka blatuar ditën dritës së arsyes dhe qytetërimit që lind dhe rritet veç falë kësaj drite, çdo shqiptari që sot mban gjallë me mund e zemër vlagën e shkollimit e të rritjes kombëtare, Partia Socialiste i uron fillim të mbarë e zemër të fortë. E, bashkë me urimin, i siguron sërish të gjithë shqiptarët se është bashkë me ta, njësh me ta, në rrugën e pashmangshme të ndryshimit”, tha deputetja Ledi Shamku.

Ajo shtoi se Partia Socialiste “është sot, më shumë se kurrë, në krah të atyre arsimtarëve që besuan, formësuan dhe mbështetën projektin tonë për një Arsim të Shekullit të Ri, e pikërisht për këtë besim dhe mbështetje sot gjenden të papunë për faj të një hakmarrjeje të klaneve tribale që ende e qeverisin këtë vend”.