TIRANË- Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeparlamentaren Topalli se po pasurohet në mënyrë abuzive në kurrizin e shqiptatëve. Në një deklaratë për shtyp deputetja Shega Ligori thekson se, “sot në Republikën e Shqipërisë rroga më e lartë shtetërore rezulton të jetë ajo e Kryetares së Kuvendit”.

Sipas Ligorit mënyra në të cilën kryetarja e Kuvendit i përfiton këto fonde të taksapaguesve është plotësisht abuzive ndaj procedurave të shtetit dhe çdo rregulli moral, ndërsa sqaron edhe burimet e të ardhurave të kryeparlamentares.
“Zonja Topalli përfiton dieta nga Kuvendi i Republikës, dieta për 11 milionë e 178 mijë lekë ose 11 milionë e dy pensione.Një pjesë e këtyre parave përfitohet sepse ajo deklaron se jeton në Shkodër, kur çdo qytetar i kryeqytetit e di fare mirë se Kryetarja e Kuvendit banon në mes të Bllokut, vetëm disa hapa larg nga selia e Kuvendit”- sqaron Ligori.

Ligori ndër të tjera sqaron se Topalli pasurohet duke abuzuar me me fondet publike, duke rënduar kështu në kurrizin e taksapaguesve shqiptarë, sipas saj.
“Ky njeri jo vetëm po pasurohet ndërsa gjithë shqiptarët rëndohen nga kriza, por po e bën këtë në mënyrë krejt abuzive në kurriz të tyre e duke përfituar padrejtësisht nga taksat që ata paguajnë”- tha Ligori.
(m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Kuvendi: Japim shpjegim për çdo qindarkë të shpenzuar