Socialistet kerkojne ne Kuvend vemendje per minatoret. Deputeti i PS-se, Rapush Tola tha se per qeverine, minatoret nuk ekzistojne. Se ndryshe nuk ka se si te shpjegohet mosperfillja e qeverise ndaj protestave dhe greves se tyre te urise. "Vlera financiare qe nevojitet per te plotesuar kerkesat e minatoreve eshte shume here me e vogel se 232 milione eurot qe ju vodhet ne ndertimin e rruges Durres - Kukes te cilen e quani projekti i shekullit, por qe ne fakt do te kujtohet si projekti ku qeveria e babezitur e Sali Berishes ne emer te patriotizmit, kreu vjedhjen e shekullit", tha Tola. Sipas tij, qeveria te ktheje ne buxhet parate e vjedhura nga rruga Durres-Kukes dhe te zgjidhe sa me pare statusin e minatoreve dhe kjo mund te quhet dicka patriotike. Tola permendi se eshte per te ardhur keq qe qeveria e sherbimit dhe sherbesa, nuk planifikon asgje per kete kategori. Ai theksoi se opozita ka ndermarre iniciativa ligjore per ti ardhur ne ndihme minatoreve, por te gjitha u hodhen poshte me forcen e kartonit nga maxhoranca. "Berisha akuzoi Ramiz Aline per xhelat, por ne 1991 Ramiz Alia dergoi perfaqesues te komunikojne me minatoret greviste ne Valias, ndersa pas 18 vjetesh Sali Berisha i shtyp me police grevat dhe protestat e minatoreve", paralelizoi Tola.