Opozita ka nisur dje bojkotin jo zyrtar te Kuvendit i cili qe diten e pare eshte thyer nga dy prej deputeteve. Andis Harasani dhe Kastriot Islami kane vendosur qe ndryshe nga grupi te marrin pjese ne seancat e Kuvendit te diskutojne projektligjet dhe ne rastet qe e gjykojne te arsyeshme edhe te votojne pro projektligjeve te qeverise. Dje ata ishin ulur ne reshtin e pare dhe pas tyre vinte nje numer i madh karrigesh bosh te opozites.




Jam ketu qe te percjell mesazhin e reflektimit qe ndihmesekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen percolli dje per shqiptaret. Nese do rrime ne pozicionet tona nuk eshte e mire. Politikisht duhet te ecim nje hap para dhe vendi te vihet mbi shinat e nje shteti ligjor. Duhet reflektim i thelle nga te gjithe palet dhe nje bashkepunim ne funksion te interesave.




Kerkesen per reflektim ia drejtoj jo vetem kryetarit tim Edi Rama por ne radhe te pare dhe kryeministrit dhe juve duku iu drejtuar kryetares se parlamentit per te qene sa me te kujdesshem per te eliminuar e shmangur cdo lloj provokimi qe mund te duket por dhe mund te mos jete. Duhet te jini kujdesshem me kalendarin derisa te arrihet te merret vendimi perfundimtar nga Kolegji Zgjedhor- tha Kastriot Islami.




Kjo deklarate e tij gjeti mbeshtetjen e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli e cila tha E kuptoj ftesen tuaj per kalendarin. Une propozoj rifillimin e menjehershem te punes per ngritjen e komisionit per reformimin e Kodit Zgjedhor.




Bojkoti i Kuvendit eshte vendosur ne parim tre dite me pare ne mbledhjen e grupit te deputeteve socialiste por forma konkrete e tij eshte lene te caktohet pas vendimeve te Kolegjit Zgjedhor per ceshtjen e Tiranes. Sipas statutit te PS-se thyerja e vendimeve te grupit sjell perjashtimin e anetareve por edhe pse Islami apo Harasani e kane kryer kete gje disa here ndaj tyre nuk eshte marre asnje mase.









Seanca e djeshme e Parlamentit ishte e para pas nje pushimi prej nje muaj e gjysme per shkak te zgjedhjeve vendore. Marreveshja me e rendesishme e miratuar dje ishte ajo per kredine prej 222.7 milione dollare ndermjet Shqiperise dhe Fondit Islamik per Zhvillim per financimin e punimeve te rruges Tirane-Elbasan. Marreveshja kaloi pak dite me pare ne Komisionin e Ekonomise ne Kuvend. Kredia ne fjale ka nje kohezgjatje prej 20 vitesh ndersa Shqiperia do te filloje te paguaje tre vjet pas disbursimit.




Paraprakisht eshte perllogaritur qe vendi te paguaje rreth 132 milione dollare interesa nga kjo kredi ndersa pritet qe marreveshje te tilla te ngjashme te nenshkruhen edhe me Fondin e Abi Dabit Fondin e OPEK-ut etj. Ne total rruga Tirane-Elbasan parashikohet te kushtoje rreth 380 milione dollare.