Grupi i Partise Socialiste nuk do të marrë sot pjesë në punimet e kuvendit.

Vendimi u mor pas mbledhjes së deputetëve në selinë rozë, një javë pasi Byroja e Kuvendit përjashtoi për 15 ditë nga punimet socialistin Taulant Balla dhe i tërhoqi vëmendje Sajmir Tahirit.

Ndërsa kolegët e mazhorancës do të qëndrojë në sallë për të vijuar punimet normalisht, deputetët socialistë do të qëndrojnë jashtë godinë, në shenjë proteste për vendimin e Byrosë.