Eltar Deda


Para Asamblesë socialiste të qytetit të Vlorës, kreu i PS-së, Eltar Deda, ka dhënë dorëheqjen për ti hapur rrugë procesit të zgjedhjes së drejtuesit të ri në këtë degë. Mbledhja e asamblesë u drejtua nga e deleguara e Kryesisë socialiste, Valentina Leskaj, e cila u shpreh se në zgjedhjet që do të bëhen për drejtuesit e PS-së nuk do të lejohen që të kandidojnë deputetët, si kërkesë e statutit të kësaj partie. Në fjalën e tij, Deda ka dhënë dorëheqjen dhe është shprehur se do të mbështesë strukturat e PS-së që do të dalin nga zgjedhjet e reja që do të zhvillohen në Bashkinë e Vlorës. Për shkak se statuti i Partisë Socialiste nuk lejon që deputetët të kandidojnë për kryetar partie, unë jap dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialiste të Vlorës për ti hapur rrugë kandidaturave të tjera për të garuar. Jap dorëheqjeN me vullnetin tim të lirë, si dhe falënderoj të gjithë socialistët e Vlorës që më kanë mbështetur dhe së bashku kemi riformuar këtë degë në të cilën, në të kaluarën, ka pasur sulltanë dhe agallarë. Unë u them sot nga kjo foltore se nëse do të ketë tendenca apo do të sillen si sulltanë apo agallarë në parti, ne duhet ti largojmë ata nga Partia Socialiste sa më parë. Që nga viti 2009, nën drejtimin e Partisë Socialiste të Vlorës unë kam ditur çfarë kam sjellë dhe përcjellë në këtë parti dhe në elektoratin e Partisë Socialiste të Vlorës, si dhe kam qëndruar larg klaneve, është shprehur Deda, i cili është duartrokitur nga të pranishmit. q.b