21-12-2011 / Gazeta 55

Grupi parlamentar socialist i është nënshtruar dje një shfaqjeje të turpshme të Kultit të Individit si dhe të vendimit për të pastruar çfarëdolloj strukture, para se të vijnë zgjedhjet e ardhshme. Me motivin “O Stalin, të ishe gjallë...”, në PS mbizotëron vullneti për të kthyer klimën e survejimit dhe të grupeve armiqësore, si masa e vetme që qetëson kryetarin paranojak


“O Stalin të ishe gjallë./ O Stalin more.../ Për ca gjëra që kanë ngjarë./ O Stalin more...”. Vargjet e këngës të harruar prej vitesh, ishin “kolona zanore” më e mirë, që shoqëronin dje mbledhjen grupit të deputetëve socialistë. Në një moment tjetër, të kënduara këto vargje, bie fjala nga Taulant Balla, sikurse i ka kënduar edhe Enver Hoxha, ato nuk do të merrnin rëndësi. Por dje, në ditën e “mprehjes së shpatës dhe një herë për situatën”, nga ana e Edi Ramës, ato e justifikuan domethënien e tyre, tashmë “të rinovuar” falë aksionit më të fundit politik të PS-së, përjashtmin e Kastriot Islamit nga radhët e saj. Vargjet e mësipërme, që dje kanë “mbushur zemrat” e deputetëve (ende të pa përjashtuar të PS-së), kanë qenë, asgjë më shumë se konfirmimi i sjelljes së lidershipit të kësaj partie... Sjellje që fillon e përfundon te kthimi në versionin e parë, që duket ka marrë “statusin” e modelit të Enverit e Stalinit. Nuk janë trashëgimtarët, jo vetëm gjenetikë, Edi Kristaq Rama, Ilir Xhelil Gjoni, Ilir Hamit Beqja, Ledi Hamit Shamku, Ditmir Sulejman Bushati, Besnik Mit’hat Baraj, Dashamir Myslym Peza, etj…, etj…, të cilët të mund të “përligjin” thjesht dhe vetëm si “numërorë”, kthimin te modeli i Enverit e Stalinit. Për më tepër, janë qëndrimet e tyre kokulur, kur kryetari ua fut bashkëpunëtorëve, me shpresën se, duke u fshehur pas gishtit, do të mund të shtyjnë edhe për ca kohë mosrënien në sy për keq, për pasojë edhe moslinçimin e tyre..., nga kryetari. Dhe kur marrin në formë kredie garancinë, se edhe këtë herë “ia hodhën”, lëshohen si hiena pas “viktimës” së radhës të zgjedhur prej kryetarit, bashkë me këngën “revolucionare në gojë, “O Stalin të ishe gjallë./ O Stalin more.../ Për ca gjëra që kanë ngjarë./ O Stalin more...”. Natyrisht, nuk mund të bënin më shumë apo ndryshe, sikurse bënë dje..., veç të ngrinin dorën në “mënyrë plebishitare” për të përjashtuar një nga themeluesit e PS-së. Nuk mund të bënin më shumë apo ndryshe nga ç’bënë dje, sepse, përveç se ju mungon karakteri e morali, bash njësoj si të parët e tyre, jo vetëm gjenetikë, janë edhe frikacakë e të padenjë, “virtyt”, për të cilin janë “thirrur nën armë” nga Edi Rama... Pikërisht, që “të mos i çajnë kokën” e ti nxjerrin andralla... Dhe në konfirmim të kësaj, nuk ka se si të sillen ndryshe Ilir Gjoni, Ilir Beqja, Ledi Shamku, Ditmir Bushati, Besnik Baraj, Dashamir Peza, etj…, etj…, sepse..., sepse nën frymën “bëmë baba të të ngjaj”, edhe Xhelil Gjoni, Hamit Beqja, Hamit Shamku, Sulejman Bushati, Mit’hat Baraj, Myslym Peza, etj…, etj…, as nuk janë sjellë, as nuk do të silleshin ndryshe..., në situata të tilla, sa të ngjashme, aq edhe të pafundme.

...