Partia Socialiste shpreh shqetesimin per arkivimin e tragjedise se Gerdecit ne librat e historise, kur sic shprehet deputeti Saimir Tahiri, "ajo eshte nje ngjarje aktuale pasojat e te ciles i vuajne te gjithe shqiptaret e ndershem ".

"Sali Berisha strehon Mediun te kerkuar per vrasjen e 26 qytetareve, duke e punesuar si minister, nderkohe qe nje sipermarres nuk do e kishte punesuar as si kamarier. Familjaret e Gerdecit tashme i paguajne dhe rrogen Mediut ", shprehet Tahiri.

Sipas deputetit socialist, tragjedia e Gerdecit eshte simboli me elokuent qe deshmon se si aparati administrativ mund te kthehet ne makinerine e sherbimit per sipermarrjen me mizore dhe mafioze . "I bejme thirrje thirrje Gjykates se Larte te zbardhe menjehere vendimin per pushimin e ceshtjes si dhe prokurorise te depozoitoje ne Kuvend kerkesen per heqjen e imunitetit te Mediut, per t’i hapur rrugen zbardhjes se tragjedise se Gerdecit", shton Tahiri.