Kandidatura për zgjidhjen e Avokatit të Popullit tashmë merr udhë, kjo dhe nëpërmjet një faqeje online të propozuar nga Partia Socialiste. Nëpërmjet faqes http://avokatipopullit2011.ps.al çdokush që është i interesuar, mund të aplikojë duke paraqitur dokumentacioni përkatës pranë Komisionit Përzgjedhës.


Ky format aplikimi, ka ardhur pas mbledhjes të grupit parlamentar të PS, ku kreu i opozitës Edi Rama propozoi ngritjen e një komisioni ad hoc, të përbërë nga deputetët Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Astrit Beci dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare, Mimoza Hafizi e Gëzim Tushi, për thithjen, shqyrtimin e seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit.


Ndërkaq, këtij komisioni i janë bashkuar dhe dy anëtarë nga shoqëria civile që janë konstitucionalisti Luan Omari dhe juristi Vangjel Kosta.


Pas kësaj procedure, do të jetë opozita e cila do ti paraqesë kandidaturën presidentit, i cili do të vendosë dekretimin e emrit, sikurse do të jetë  mazhoranca e cila do ta pranojë apo jo atë kandidat.