Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 6 janar. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se asambleja pritet të mblidhet rreth orës 10:00 dhe në të do të diskutohet lidhur me ecurinë e zgjedhjeve në parti dhe rezultatet e arritura nga qeveria në 100 ditët e para.


Gjithashtu pjesë e axhendës së kësaj asambleje pritet të jetë ndryshimi i sekretariatit të PS.


3 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)