Ne 15 mars opozita do te protestoje serish ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Organizimi masiv i opozites serish ne bulevardin kryesor te Tiranes, eshte njoftuar nga kryetari i saj Edi Rama ne ndalesen e tij ne Fier ne turin “Fajin e ka saliu”. Zgjidhja e vetme per vendin tha Rama perpara fierakeve eshte largimi i Berishes.





"Në 15 mars bëhen tre vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26
shqiptarë, e për ata të 26, e për Fatmir Xhindin e për kryetarin e
komunës atje lart në Kukës e sigurisht për Faikun, Hekuranin, Ziverin,
Aleksin por dhe të gjithë ata që u plagosën, u rrahën në këtë sundim të
padrejtësisë. Në 15 mars ne do të jemi përsëri në Bulevardin 'Dëshmorët e
Kombit", tha Rama.



Opozita tha Rama duhet te coje deri ne fund pergjegjësite e saj per te
vene ne vend, sipas tij drejtesine, voten e lire dhe te largoje njehere e
mire ate qe ai e quajti zgjedha qe i merr frymen vendit. "Saliu duhet
dhe do të largohet dhe kjo nuk varet nga Saliu, nga regjimi i tij
vrastar i kusarisë, kjo varet nga populli shqiptar, nga të gjithë ne
shqiptarët e bashkuar në opozitë, kjo varet nga fuqia jonë e besimit dhe
e rezistencës", vijoi Rama. Ai tha se opozita nuk do te terhiqet asnje
milimeter, si e vetmja shprese sot per vendin u shpreh ai, duke premtuar
ti jape vendit nje qeverisje te drejte.



Rovena Moçka