Jep dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialiste në Vlorë, Eltar Deda. Në zbatim të statutit të ri të partisë, gjatë mbledhjes së asamblesë, deputeti ka pranuar dorëheqjen për shkak të papajtueshmërisë mes mandatit të deputetit dhe drejtuesit të një organizate socialiste në rang rrethi apo qyteti, vendim që ka sjellë shumë debate në bazën e partisë më të madhe opozitare.

 


Nga ana tjetër, e deleguara e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, vuri në dukje ndryshimet e fundit në vendimet e PS për procesin e zgjedhjeve që do të mbahen në të gjitha njësitë vendore.

 


Në këtë mbledhje të organizuar të asamblesë së Partisë Socialiste për Vlorën ishin të pranishëm nga qendra Valentina Leskaj, Arben Isaraj, Fatmir Toci e përfaqësues të tjere të strukturave.