Partia Socialiste ka paditur në prokurori Drejtorin e Komisoneve Zgjedhore në Komisionin Zgjedhor, Alfred Spahiu nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve.


Në kallëzimin penal të PS drejtuar prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë e bazuar në nenin 248 dhe 326 të Kodit Penal thuhet se më njësinë bashkiake numër 8, KZAZ 52, në kutinë e qendrës së votimit nr.1932 janë konstatuar disa mospërputhje midis fletëve të votimit dhe procesverbalit të listës së zgjedhësve që kanë votuar


Sipas tyre, në këtë situtatë është mbajtur procesverbal nga shumica prej 4 anëtarëve, përfaqësues të PS në këtë KZAZ, të cilët kanë votuar monumërimin e kutisë së kësaj QV-je..


Partia Socialiste akuzon , Spahiun se ka gënjyer haptazi duke thënë se ska vendimmarrje nga shumica e KZAZ-së.


PS-ja ka kërkuar nisjen e hetimeve të menjëhershme, duke kërkuar një hetim objektiv nga organi i akuzës.