Selia roze pritet te mbledhe sot ne oren 10:00 grupin e saj parlamentar per te marre zyrtarisht nje vendim nese do jete ne seancen e pasdites.

Grupi parlamentar, pasi beri betimin javen e shkuar dhe dorezoi dy nisma ligjore, pritet te vendose sot nese do jete pjese e seances, te pakten deri sa te njihet me fatin e tyre.

Konkretisht, konferenca e kryetareve te dy diteve me pare vendosi qe te diskutoje per dy nismat ligjore ne seancen e dates 18 mars, ka le pezull edhe pjesemarrjen ose jo te grupit parlamentar socialist ne Parlament.

Sakaq, Partia Socialiste nuk terhiqet nga kerkesa e saj per hapjen e kutive. Edhe dje deputeti socialist, Fatmir Toi, riperseriti sfiden e socialisteve, ate te hapjes se kutise se Ruzhdies, nje prej zonave zgjedhore me te debatuara ne ditet e fundit.