Grupi parlamentar socialist ka nisur mbledhjen për të marrë vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen ose jo në Kuvendin e Shqipërisë. Socialistët pritet të diskutojnë edhe kushtet për hyrjen në Kuvend. Ditën e djeshme, në mbledhjen e kryesisë së PS-së, Rama bëri me dije se parlamentit do t'i viheshin kushte për të qenë edhe opozita pjesë e Kuvendit, kushte që pritet të saktësohen sot.

Punimet e grupit parlamentar të PS-së do jenë të mbyllura për mediat.