Nga: Ledian DROBONIKU


Mrekullia e Kroacisë nuk është e rastësishme e jo vetëm në futboll:


– Në Kroaci shteti është togëzuar me popullin e kuron interesin kombëtar


– Kroacia ka ekonomi kombëtare, politika sovraniste, nuk u ka dhuruar të huajve bankat, sektorët strategjikë e pasuritë kombëtare


– Në Kroaci shteti e sektori publik bashkëjeton me atë privat duke prodhuar e rritur mirëqenien.


– Klasa ekonomike kroate nuk është oligarki importi, por borgjezi prodhimi.


– Kroacia ka drejtësi sociale dhe shteti ndërhyn për të forcuar kohezionin social e kombëtar


– Klasa politike kroate kontrollohet nga populli e magjistratura e jo e kundërta. Dhjetëra Liderrra politikë, magjistratë, ministra e avoketër përfundojnë në burg.


– Kroatët nuk rendin pas liderrrave e partive, por pas ideve dhe interesit kombëtar.


– Kroatët nuk kanë sens inferioriteti, e nuk vënë BE, SHBA e askënd para interesit kombëtar


– Kroatët nuk ndahen por bashkohen nga historia. Ndryshe nga ne shqipet që ndahemi në ish e anti komunistë, zogistë, otomanistë, etj.


– Kroatët investojnë 10 fish në kulturë, arsim, art e sport kombëtar.


Ja pse asgjë nuk lind nga asgjëja, por nga bashkimi i energjive në një projekt kombëtar e demokratik.


16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)